Ndërron jetë papritur vogëlushja e “The Voice Kids”
Ka ndërruar jetë në moshën 14-vjeçare konkurrentja e vogël e “The Voice Kids” në Turqi, Nazar Nur Kaya.
Lajmi është përhapur në të gjithë shtetin turk dhe të shumtë janë ata që janë pikëlluar për vogëlushen, e cila mahniti me zërin e saj gjatë pjesëmarrjes në spektakël.
E mitura vuante nga sëmundja e lupusit.
Sipas mediave turke, ka qenë një gabim shkencor i mjekëve ai që ka shkaktuar vdekjen e vogëlushes.
Anëtarët e jurisë së The voice kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e Nazarit dhe kanë shkuar në varrimin e të ndjerës.
Motra e Nazar thotë:
Motra ime nuk kishte një sëmundje vdekjeprurëse. Komplet gabimi i spitalit”.
Nazar Nur Kaya u bë pjesë e “The Voice Kids” në vitin 2014, por zëri i saj vijonte të ngrohte veshët e turqve, deri sa mbylli sytë.


KOHA JONË SONDAZH

