Ndërron jetën aktori i “Game of Thrones”

Ka ndërruar jetë në Londër aktori i njohur Roy Dotrice, i cili është gjithshtu fitues i çmimit Oscar. Dotrice ka luajtur mjaft role në film dhe teatër në jetën e tij, ndërkohë që së fundmi ka shkëlqyer edhe në serialin Game of Thrones. Ai kishte rolin e shkencëtarit që shpiku “Wild Fire” në episodet e para të serialit, duke ndihmuar Lannisterët që të fitonin luftën kundër Stannis Baratheon, i cili erdhi për të marrë vendin e të vëllait në krye të Iron Throne. Dotrice ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?