Ndërtoi dy shtëpi të prishura nga tërmeti, Xhesika Berberi: Dridhesha…

Modelja Xhesika Berberi ka folur në lidhje me misionin që ndërmori bashkë me Adrola Dushin për të ndërtuar dy shtëpi të prishura nga tërmeti. Në një intervistë me emisionin “Rudina”, Berberi u shpreh se është shumë krenare për atë që ka bërë dhe se është një nga gjërat më të bukura në jetë për të.

Pjesë nga biseda

Rudina Magjistari: Puna jote ka lënë gjurmë të forta këtu, nuk harrohet lehtë sepse keni bërë një gjë të jashtëzakonshme ti dhe Adrola.

Xhesika Berberi: Ishte nje punë në grup, kemi bërë diçka shumë të bukur. Ndihem shumë krenare dhe është një nga gjërat më të bukura që kam bërë në jetë, një nga sukseset më të mëdha që kam arritur deri më tani dhe shpresojmë të kemi një vazhdimësi sepse ky është vetëm fillimi.

Rudina Magjistari: Sot ato dy familje janë të rehatuara në shtëpitë e tyre. Më trego pak emocionet për takimin me familjen.

Xhesika Berberi: Nuk kam patur emocione më të mëdha në jetë, zëri më dridheshe, isha shumë e lumtur. Të them të drejtën njerëzit duhet të kuptojnë se cila është esenca e jetës, unë e kam kuptuar falë familjes sime, është se çfarë do të mbjellësh, do të korrësh. Nëse ti bën diçka të mirë, diçka e mirë do vijë, nëse bën diçka të keqe, mos prit të shohësh një ditë të bardhë. Duhet të duam më shumë njëri-tjetrin dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin sepse vetëm kështu shqiptarët mund të çajnë anë e mbanë botës sepse jemi njerëz të sakrificës, kemi një zemër shumë të madhe dhe duke qenë të bashkuar ne mund të bëjmë çudira dhe ta bëjmë Shqipërinë hartën e qëndrës së botës.

SHKARKO APP