Ndodh në Sanremo, këngëtari ofendon kolegun live
Nata e katërt e Festivalit të Sanremos surprizoi teleshikuesit por edhe vetë organizatorët.
Duket se askush se kishte parashikuar skandalin që do të ndodhte nga dy artistët në konkurim, Bugo dhe Morgan. Ky i fundit ndryshoi tekstin e këngës “Sincero” dhe në vend të fjalëve të parashikuara “këndoi” kritika dhe ofendime për kolegun e tij, Bugon, i cili e performancën në gjysmë dhe u largua nga skena.
“Figura e keqe që bëre dje në darkë”, “Qëllimet e tua të këqija, mungesa jote e edukatës”, “Mosmirënjohja dhe arroganca jote” dhe vazhdon me: “Bëj çfarë të duash, por vendos këmbët në tokë” dhe në fund: “Respektoje këtë skenë dhe atë që të solli deri këtu”, ishin vetëm disa nga fjalët që ai lexonte nga një tablet që kishte vendosur sipër tastierës.
Të gjitha ishin të dedikuara për Bugon, kolegun e tij, i cili u largua duke e lënë të vetëm.
Situata e sikletshme vazhdoi edhe pas ndërhyrjes së Amadeusit, i cili teksa ndiqte Morgan-in, iu drejtua sallës duke thënë “Betohem, diçka e tillë nuk ishte e planifikuar.” Dyshja u skualifikua menjëherë pas ngjarjes që shtangu të gjithë skenën e Aristonit dhe po bën xhiron e mediave sociale.