Ndryshimet e sezonit të ri të ”Për’Puthen”
Sezoni i ri televiziv në shtator do ta gjejë ndryshe “Për’Puthen”, këtë herë jo si një nga rubrikat përbërëse të “E Diell”, por si një emision më vete në Top Channel. Pas zërave që përfliten prej pak ditësh nëpër portale, e kontaktuar nga Anabel.al, autorja Olsa Muhameti konfirmoi për herë të parë ndryshimet dhe zbuloi disa detaje të tjera.
Ajo u shpreh se “Për’Puthen” do të moderohet nga Bora Zemani, e cila pak ditë më parë postoi një foto në zyrat e Top Channel. Në sezonin e parë, “Për’Puthen” u moderua nga Nevina Shtylla e shoqëruar nga Edi Manushi. Përveç moderimit, ndryshime do të ketë edhe te opinionisti. Pozicionin e Olti Currit do ta zërë Arjan Konomi, një nga opinionistët e dikurshëm të “Big Brother”.
Përsa i përket formulës, Olsa Muhameti shtoi se do të jenë katër vajza përballë 14 djemve, ndërsa ndryshe nga sezoni i parë, programi do të transmetohet çdo ditë pas datës 7 shtator, fill pas “Ftesë në Pesë” në orarin 18:15 deri në 19:20.