Ndryshimi drastik/ Hoqi 45 kilogramë, Eduart Ndocaj tregon si ia arriti

Ish-deputeti Eduart Ndocaj në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live” ka rrëfyer detaje të ndryshimit drastik të tij, duke hequr 45 kilogramë.

Ndocaj tha se e kishte shumë të vështirë të lëvizte dhe se humbja e peshës e kishte lehtësuar shumë. Ndocaj ka treguar se i është nënshtruara ndërhyrjes kirurgjikale dhe dietës së rreptë për të humbur kilogramët e tepërt.

“Problemi i dobësimit është personal, ishte shumë e vështirë me këtë peshë, unë kisha një thes çimento mbi shpinë gjithë ditën. 45 kilogramë tepër, e kisha të vështirë të ecja, tani ndihem shumë mirë, por prapë publiku më kritikon se më thonë pse je dobësuar kaq shumë. Nuk e ndjej veten jashtë aparencës normale, më pëlqente vetja edhe ashtu, duhej ta kisha bërë më para, jam me vonesë”, tha Ndocaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?