Në cilin shtet do të mbahet Eurovision 2023?

Ukraina, si shtet fitues i Eurovisionit, ka të drejtën për të organizuar vitin e ardhshëm festivalin. Mirëpo në kushtet e luftës, kjo mbetet me pikëpyetje. Në rast se është e pamundur, cilat shtete mund ta organizojnë në vend të Ukrainës?

Mbretëria e Bashkuar-Ka ndodhur më parë që kur vendi fitues ka refuzuar të organizojë Eurovision, vendi i dytë ka zhvilluar spektaklin. Sam Ryder i Mbretërisë së Bashkuar u rendit i dyti këtë vit, kështu që Mbretëria e Bashkuar është një opsion.

Spanja-La Vanguardia raporton se transmetuesi spanjoll Radiotelevisión Española (RTVE) ka ofruar të organizojë Eurovision 2023 në Spanjë.

Polonia-Polonia është një nga aleatët më të ngushtë të Ukrainës gjatë luftës, kështu që disa media raportojnë se Telewizja Polska (TVP) ka shprehur interes për të organizuar Eurovision 2023 nëse është e pamundur të zhvillohet në Ukrainë.

Suedia-Autoritetet suedeze gjithashtu duket se janë të hapura për të mirëpritur Eurovision 2023.

(Sërish) Italia-Kryebashkiaku Stefano Lo Russo propozoi Torinon si një mikpritës të mundshëm, duke deklaruar se qyteti është gati të mirëpresë përsëri Eurovision vitin e ardhshëm nëse Ukraina nuk do të jetë në gjendje të organizojë festivalin.

SHKARKO APP