Në ditën e lindjes, Besi surprizohet në mënyrën më të veçantë nga Xhensila dhe Ajka (Foto)
Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, feston sot 34-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë speciale, nuk mund të mungonte një urim nga bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj.
Ajo e ka surprizuar Besin me një tortë, me detaje nga filmi i parë i Besit “Falco”. “Edhe 100 baba”, shkruhet në tortë duke bërë kështu pjesë të surprizës edhe vogëlushen e tyre, Ajkën. Kujtojmë se sot është premiera e “Falco” dhe duket se Besi e ka ruajtur për këtë ditë speciale, që ta festojë në mënyrën më të bukur.
“Bekimi ynë, sa shume e falenderoj Zotin për ty. Je fat për këdo që të ka pranë. Sot ti me shume se kurrë do deshmosh, që me Zotin në krah dhe besim tek Ai, me thjeshtësinë, dhe përulësinë, me zemrën e pastër që kurrë nuk lëndoi askend, do tregosh që bëhen gjëra të mëdha edhe pa shkelur mbi njerëz e pa shkelur mbi vlera e moral. Edhe 100 krijimtari si kjo që do sjellësh sot. Une dhe Ajka do jemi gjithmonë fanset që do të duam përjetë❤️”-shkruan Xhensila në Instagram duke postuar dhe një foto të Ajkës.