Në fronin e ”Love Story”, djali i personazhit të famshëm

Nisja e Love Story 2 po afron dhe ndërkohë që presim datën 15 nëntor, disa surpriza janë zbuluar! Të gjithë kanë kuriozitet se kush do jenë protagonistët e këtij sezoni. Cilët do të jenë ata që do të fiksojnë publikun para ekranit?

Një nga fronistët e Love Story do të jetë Kristi Aliaj. E dimë që e keni emër të dëgjuar! Ai është djali i Robert Aliajt dhe një ekspert parfumesh.

Kristi do të jetë në fron për të zgjedhur partneren mes shumë vajzave, por një fakt interesant është se opinionist është babai i tij, Roberti.

Të gjithë e dimë që Roberti nuk i kursen kurrë kritikat dhe e dimë që njësoj do të jetë edhe kur të ketë të birin përballë. Megjithatë kurioziteti për të parë sesi do ta gjykojë e vlerësojë të birin, mbetet i madh.

SHKARKO APP