Në fund të dhjetorit vjen Avatar 2

I inkurajuar nga fundi i izolimit në Zelandën e Re, regjizori i famshëm James Cameron kërkon të rifillojë sa më parë punën për të sjellë në ekran vazhdimin e një filmi mjaft të dashur për publikun. Megjithë pandeminë, “Avatar 2” duket se do ta respektojë afatin për të mbërritur në kinema në fund të dhjetorit 2021.

Buxheti i përgjithshëm llogaritet në 1 miliardë dollarë. “Jemi ende në kohë, mund t`ia dalim”, thotë optimist Cameron. Lajmi i mirë, siç e quan ai, mbërrin në vazhdën e deklaratës së kryeministres neozelandeze se vendi tashmë konsiderohet i sigurtë.

Xhirimet për pjesën e dytë të filmit kishin filluar kur shpërtheu pandemia që i detyroi të ndërpriten për dy muaj. Por Cameron duket I bindur se nuk do të ketë vonesa të mëtejshme. Ditët e fundit, produksioni i filmit postoi në rrjetet sociale një foto nga sheshxhirimi ku rishfaqet Sigourney Weaver, e cila interpreton doktoreshën Grace Augustine. Grace vdes në filmin e parë, por duket se Cameron ka në plan ta rikthejë në jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?