Në gjurmët e mamasë, vajza e Monica Belluccit, imazh i Dolce&Gabbana-s
Deva Cassel vajza e Monica Belluccit është protagoniste në fushatën e re reklamuese të parfumit më të ri që do lançojë ‘Dolce & Gabbana ‘. Parfumi quhet ‘Dolce Rose’, ka në përbërje lule, kombinuar me fruta dhe trëndafil.
Brandi fton të gjitha vajzat ‘Dolce’ (të ëmbla) të botës të bashkohen në sloganin #RoseAttitude. Xhirimet janë realizuar në liqenin e Comos në Itali, ku vajza e Monicës shfaqet elegante dhe e bukur, njësoj si e ëma.
Megjithëse di 4 gjuhë të huaja dhe jeton mes Parisit dhe Romës, Deva jetën do ja kushtojë modës dhe ky vendim është marrë prej kohësh nga ajo.
Në fakt ka kujt t’i ngjajë. Ajo lindi në vitin 2004 nga martesa e Monica Bellucci me aktorin francez Vincent Cassel dhe tashme ka nisur një karriere si modele…ku e ardhmja duket shumë e ndritshme.