Në hapat e së ëmës, vajza e Monica Belluccit “pushton” kopertinat
Deva Cassel, vajza e Monica Belluccit nuk ka trashëguar vetëm genet e bukura të saj por gjithashtu ka vazhduar të ndjekë hapat e saj. Vajza e madhe e aktores së mirënjohur është vetëm 16-vjeç, dhe tashmë ka arritur të “pushtojë” kopertinat.
Modelja e re në fakt u shfaq në kopertinën e “Elle France” më e bukur se kurrë. Ishte vetë aktorja që e ndau me ndjekësit e saj kopertinën e numrit të ri të revistës, ku u shpreh e emocionuar. “Njëherë e një kohë … ishte një vajzë e vogël… Koha shkon kaq shpejt! Zoti të ruajt dashuria ime”, shkroi Monica.
Ngjashmëria e tij mahnitëse me mamin Monica Bellucci u vu re para së gjithash nga marka Dolce & Gabbana që e zgjodhi atë si një ambasadore bukurie ndërsa për markën Deva ajo realizoi dy reklama. Pranë saj është gjithmonë Bellucci, por edhe babai Vincent Cassel, i cili është shumë i lidhur me vajzat e tij.