Në javët e fundit të shtatzënisë, Arbana nuk heq dorë nga aventurat e “rrezikshme”
Moderatorja Arbana Osmani, edhe pse është në javët e fundit të pritjes së ëmbël, duket se nuk heq dot dorë nga aventurat në male.
Gjatë ditës së sotme, ajo ka zgjedhur që të udhëtojë drejt maleve, ndërkohë që duket mjaft në formë, dhe energjike.
Arbana është në pritje të djalit të saj të dytë, së bashku me regjisorin Eduart Grishaj, i cili ka zbuluar që emri i bebit do të jetë shqiptar.
Po ashtu regjisori ka zbuluar se ka në mendje një dasmë, e cila do të mbahet në Bogë.
Moderatorja ka treguar se ka plane për të nisur edhe një biznes në fushën e kuzhinës, të cilën e ka një nga pasionet më të mëdhaja pas aktrimit.