Në këngën e re, Dafina rivesh fustanin e 10 viteve më parë
Historia ka treguar se asgjë nuk del nga moda, thjesht në një moment rikthehet sërish në trend. Dafina e ka të qartë këtë, ndaj në klipin e saj të fundit u shfaq me një fustan të 10 viteve më parë. Në këngën “Murder on the dancefloor” bashkëpunim me RON dhe pjesë e albumit “Dafinë Moj”, Dafi shfaqet në një pjesë të klipit me një fustan të zi me temina dhe vija në pjesën e përparme.
Fustani është identik (dhe ndoshta i njëjti) me atë të këngës “Supernova”. Efektet e vendosura në video me gjasë bëjnë që ngjyra të duket disi ndryshe.
Zgjedhja e fustanit mund të jetë një mesazh i Dafinës për rëndësinë e riciklimit të veshjeve në një kohë kur bota përballet me ndotjen e mjedisit. Përpos kësaj, mund të jetë një tregues për stilin e saj identifikues që prej fillimit të karrierës. Ose, thjesht i pëlqen dhe pse të mos e veshë?