Në kohë izolimi, kryebashkiaku jep lajmin e bukur: Së shpejti baba për herë të dytë

Ditën e sotme aktori i njohur i humorit, Erion Isai ka dhënë për të gjithë lajmin e bukur.

Në një lidhje nga shtëpia për emisionin “E diela shqiptare” Erioni tha se do të bëhet baba për herë të dytë.

Në këtë kohë izolimi ai ka vendosur të bëjë lajmin publik dhe kjo nuk ka kaluar pa u komentuar nga Ardit Gjebrea, Klaudia Pepa, Rozana Radi dhe Enkel Demi, të cilët gjithashtu ishin pjesë e emisionit nga shtëpia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Pasi e uruan, ata nisën ta ngacmonin duke i thënë se karantina paska bërë të vetën.

Kujtojmë se në vitin 2016 Erioni u bë baba për herë të parë. Në jetë erdhi vajza e tij, të cilën e pagëzoi me emrin Ajër. Aktualisht Isai mban kreun e bashkisë së Ersekës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?