Në listën e të kërkuarve nga Rusia, edhe fituesja ukrainase e Eurovision-it
Rusia ka përfshirë këngëtaren ukrainase Jamala me origjinë tartare të Krimesë në listën e të kërkuarve. Në bazën e të dhënave asnjëherë nuk përmendet se në cilin nen është ngritur çështja penale.
Jamala akuzohet për përhapjen e “lajmeve të rreme” për ushtrinë ruse. Ajo është në listën e të kërkuarve që nga mesi i tetorit. Një gjykatë ruse kishte lëshuar një urdhër arresti në nëntor në mungesë të saj, shkruajnë mediat e huaja.
Në vitin 2016, Jamala, që përfaqësonte Ukrainën, fitoi Konkursin e Këngës në Eurovizion me këngën e saj për dëbimin e tatarëve të Krimesë gjatë epokës së Stalinit. Këngëtarja ka dënuar aneksimin e Krimesë që nga viti 2014.