Në një lidhje me Mark Frrokun? Reagon për herë të parë Rudina Dembacaj
Lajmi se Rudina Dembacaj ka tashmë një histori të re dashurie me një biznesmen, ish-deputet është shndërruar në kryefjalën e mediave. Vetëm pak ditë më parë ajo promovoi një restorant të sajin ku ndër videot e publikuara online nga miqtë aktorja dëgjohet duke thënë në fjalën e saj përshëndetëse:” Falenderoi Markun që besoi tek mua, është i zgjuar që më besoi”.
Kaq ka mjaftuar që mediat të konfirmonin atë që prej kohësh përflitej, Mark Frroku është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Rudinës. E kontaktuar nga Gazeta Shqiptare aktorja e mirënjohur fillimisht ka qeshur me pyetjen, nëse është e vërtetë se ka një lidhje me Frrokun.
“Qesh se më keni çmendur me këtë pyetje”, është mjaftuar në përgjigjen dhënë për Gazeta Shqiptare. Në këtë mënyrë, ajo ka zgjedhur mos të jap një konfirmim, apo një përgënjeshtrim për lajmin që qarkullon. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ajo ndau me miqtë lajmin se procesin e divorcit e kishte nisur që në mars të këtij viti. E ftuar në emisionin “Wake Up”, për herë të parë u shpreh se ka qenë një periudhë e vështirë për të. Nga ana tjetër Mark Frroku prej më shumë sesa një viti është i ve.
Bashkëshortja e tij ndërroi jetë në shtator të 2018, pas një sëmundjeje të rëndë. Marku me dy fëmijë dhe Rudina me një vajzë të vogël, mesa duket kanë gjetur dashurinë në krahët e njëri-tjetrit, duke harruar gjithçka tjetër. Tashmë me ndihmën e tij, aktorja do të provojë veten edhe në biznes. Ndërkaq vëmendja e të gjithëve është fokusuar tashmë për të kapur daljen e tyre të parë si çfit në publik.