Në prag të “Miss Shqipëria 2019”, zbulohen surprizat e spektaklit

Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Miss Shqipëria 2019. Pas një turi që ka nisur në Tiranë për të shkuar deri në Ulqin në veri dhe Sarandë në jug, konkurentet e këtij viti janë vendosur në Libohovë. Sepse do të jetë kalaja e Libohoves mikpritësja e vajzave për këtë vit. Aty mbrëmja e 6 korrikut premton një spektakël të vërtetë dhe jo vetëm pse gara mes 28 finalistëve të këtij viti pritet të jetë e fortë.

Të ftuar specialë do të jenë pjesë e performancave të spektaklit të bukurisë që këtë vit do të prezantohet nga Arjola Shehu. Prezantuesja bukuroshe, e njohur sidomos për emisionin “Kush vjen për drekë” në TV Klan, ka qenë edhe me parë pjesë e spektakleve të Deliart Association. Ajo ishte mikpritësja kryesore edhe në skenën e Netëve të Klipit, që këtë vit e mbajti finalen e madhe në Ulqin.

Kështu parashikohet të jetë finalja e Miss Shqipërisë këtë vit, me të ftuar specialë, artistë të njohur të skenës dhe një juri profesioniste që do ta ketë të vështirë përzgjedhjen e më të bukurës.

SHKARKO APP