Në pritje të fëmijës së tretë, këngëtarja shqiptare 8-muajshe shtatzënë

Këngëtarja e njohur e muzikës “R&B”, Arta Bajrami është shtatzënë për herë të tretë. Lajmin e dha vetë Arta në qershor gjatë një interviste. Gjatë kësaj kohe, këngëtarja nuk ka dashur të ekspozojë shumë trupin, megjithatë sot me anë të një fotoje, Arta ka treguar se është në muajin e 8 të shtatzënisë. Këngëtarja shfaqet me barkun e rrumbullakosur e veshur me një fustan të zi teksa shihet se ka shtuar edhe disa kile, që janë normale gjatë shtatzënisë, shkruan Prive. Arta është nënë e dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë dhe muajin tjetër do bëhet edhe me një vajzë tjetër. “Jemi shumë të gëzuar që së shpejti në familjen tonë do të vijë një anëtar tjetër”, u shpreh Arta në qershor kur dha lajmin e bukur.

 

SHKARKO APP