Në pritje të propozimit? Kur do ta veshë fustanin e bardhë gazetarja e njohur e sportit

E ftuar këtë pasdite në “Rudina”, moderatorja e njohur sportive Vilma Masha foli për eksperiencat si gazetare kulture dhe pastaj për trampolinën që e hodhi në fushën e sportit, Vilma rrëfen edhe disa detaje për jetën private.

Bukuroshja, prej vitesh është në një marrëdhënie të konsoliduar. Partneri i saj nuk i përket botës së televizionit, as botës së sportit dhe për këtë Vilma është e lumtur.

Siҫ tregon ajo, ata kanë gjithmonë gjëra të reja për të folur, për të diskutuar dhe për të mos ndier konkurrencë apo situata të tjera të ngjashme që mund të të shkaktohen nga të qenit në të njëjtën punë: “Nuk e di nëse është fat apo zgjedhje, por nuk kam dashur që partnerin ta kem pjesë të ekranit, se do të shikoja një lloj gare, një lloj konkurrence, siҫ kam vëne re edhe te kolegë të mi. Ndërsa në momentin kur vjen nga fusha të ndryshme, ke gjithmonë diҫka të re për të treguar…” – tregon Vilma për “Rudina”.

Me fustanin e nusërisë, Vilma nuk ka ndonjë tërheqje magjike, siҫ shumë vajza pranojnë. Ajo e ka veshur atë në një sfilatë për herë të dytë dhe në Miss Albania 2004 për herë të parë, kur ka marrë pjesë dhe është kurorëzuar si shoqëruesja e parë e Miss-it shkruan Class.

Por të vërtetin, as ajo vetë nuk e di nëse dhe kur mund ta veshë: “Nuk më duket sikur e kam ҫështje plani. Nuk kam qenë asnjëherë e fiksuar që do mbaroj shkollën, do fejohem, do martohem, si shumë vajza duan. Nuk e di se kur mund të vijë ky moment, në momentin që do të vijë propozimi… jam gati.”

Por Vilma dhe, me siguri edhe partneri i saj, e kanë ndarë mendjen: “Është një lidhje e rëndësishme, besoj nga ato lidhje që do vijojë të jetë dhe unë do vazhdoj ta ҫoj përpara”, – thotë gazetarja. Po edhe sa do të presë për propozimin? E ka dëgjuar partneri intervistën?

SHKARKO APP