“Në Shqipëri festë kombëtare”, Alketa flet për Sanremon: Rama nuk më ka uruar

Nata e tretë e Sanremo-s, po mban emrin e saj. Alketa Vjesiu vijon të jetë në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes në “Sanremo”, festivalin italian të këngës. Mediat italiane po ashtu i kanë kushtuar një vëmendje të madhe prezantueses shqiptare. E ftuar në “Un Giorno da Pecora”, në Rai Radio1, Alketa ka folur për emocionet që përjetoi në skenën Ariston. Vejsiu është shprehur se ende nuk ka marrë një urim nga kryeministri Edi Rama. “Kryeministri shqiptar? Nuk më ka telefonuar ende për të më komplimentuar. Besoj se do e bëjë nesër. Në Shqipëri ka qenë gati festë kombëtare, vërtet u preka”. Pas pjesëmarrjes në Festivalin e Sanremo, prezantuesja ka thënë se po i shtohen ndjekësit në rrjetet sociale.“Pothuajse dy mijë në orë”, ka thënë ajo.

SHKARKO APP