“Në sytë e tu është lumturia ima” Këngëtarja shqiptare zbulon surprizën speciale që mori nga partneri

Në tetor të 2020-s mësuam se këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, por shtatzëninë e mbajti të fshehtë. Ndërkohë në muajin dhjetor ajo solli në jetë një djalë, që vendosi ta quante Mal.

jatë shtatzënisë nuk e pamë kurrë me barkun e rrumbullakosur dhe as pas lindjes nuk postoi gjë në rrjete sociale. Madje këngëtarja e ka mbajtur të fshehtë edhe identitetin e partnerit të saj, i cili e bëri nënë për herë të parë.

Megjithatë Shkurtja duket se ka filluar të “thyejë rregullat” dhe nuk ka mundur t’i mbajë vetëm për vete dhuratat që partneri i ka bërë për ditëlindje. Ditën e sotme këngëtarja feston ditëlindjen dhe ka zbuluar se ka marrë një surprizë mjaft speciale nga bashkëshorti.

Ky i fundit i ka bërë një tortë me inicialet e markës “Louis Vuitton” dhe në të shkruhet: “Urime ditëlindja Shkurte Gashi”.

Gjithashtu Alberti i ka bërë një varse dhuratë këngëtares, në të cilën i ka bërë dhe një dedikim shumë romantik. “Në sytë e tu është lumturia ime”, ka shkruar ai në varse.

SHKARKO APP