Në tapetin e kuq të festivalit të Kanës, kalon dhe një kryeministër shqiptar

Të shtunën në Kanë u mbajt nata finale e edicionit të 74-ët të festivalit të njohur të filmit.

Mes yjeve që parakaluan para kamerave, në tapetin e kuq u shfaq edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shoqërohej nga bashkëshortja dhe vajza e tyre e vogël.

Në edicionin e sivjetëm të Festivalit të Filmit në Kanë garuan dhe dy produksione nga Kosova, filmi me metrazh të shkurtër “Pa vend” me regji të Samir Karahodës dhe filmi i metrazhit të gjatë, “Luaneshat e Kodrës”, i regjisores së re Luàna Bajrami.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?