Në vetëm 24 orë, gazetarja flet për ndryshimin në veshje: Ata thërrasin ”vdekje Amerikës”
Bota është e shokuar nga ajo që po ndodh në Afganistan, por Shqipëria është e përfshirë me marrjen e afganëve që po largohen për të shpëtuan jetën nga talebanët. Korrespondetja e CNN, Clarisa Ward kaloi nga raportimi me veshje dhe ngjyra dhe “ekspozimi” i krahëve, në një veshje islamike të mbuluar, vetëm një ditë pas kapjes së Kabulit nga talebanët. Të dielën, 15 gusht, Ward dukej kështu, ndërsa raportonte drejtpërdrejt nga vendi i shkatërruar nga lufta.
Ditën tjetër ajo u shfaq me një veshje “abbaya” dhe tregoi se “iu tha të largohej mënjanë nga militantët që ruanin pallatin presidencial ‘sepse ajo ishte grua'”.
“Ata thërrasin ‘vdekje Amerikës’, por duken miqësorë në të njëjtën kohë. Më thanë të qëndroj anash sepse jam grua. Kam parë disa gra, por shumë më pak sesa do të shihja zakonisht duke ecur nëpër rrugët e Kabulit”, u shpreh ajo. Clarissa konfirmoi se kishte një ndryshim në zgjedhjen e veshjes së saj të hënën, pas marrjes së kontrollit të talebanëve, por ajo këmbënguli se “ndryshimi nuk ishte aq i ashpër”.