”Nëna e Bardhit erdhi nga Gjermania për të bërë foton”, Anaidi nxjerr TIMS-in: Më 8 Mars ka qenë…
Dalja e papritur e artistit Bardhi Idrizi nga shtëpia e ”Big Brother Albania VIP 3” është shoqëruar me shumë polemika. Direkt pas daljes, ishte Sara ajo që ngriti dyshimet e para, duke vënë në pikëpyetje faktin se dalja e tij ka të bëjë me menaxhimin e tij artistik.
Edhe të tjerë pas saj kanë reaguar njësoj. Anaid Kaloti, i ftuar në “Shqipëria Live”, tha se e gjithë kjo ngjarje është e inskenuar dhe se mamaja e Bardhit ka ardhur nga Gjermania për të bërë foton. Sipas tij, nëna e tij është mirë nga ana shëndetësore dhe nuk ka qenë në spital natën kur Bardhi doli nga shtëpia.
”Është e bukur barsoleta. Të marrësh një histori si puna e kësaj dhe ta tregosh, unë kisha informacion të paktën para, dhe ta tregosh që nesër do ta nxjerr dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi dhe e shet sikur është në spital. E ëma e Bardhit ka qenë duke kërcyer më 8 Mars te Gjyste Vulaj, në Stutgard, fotot i kam publikuar në rrjetet e mija sociale.
Ka kaluar në kufi në 2 të drekës për në Kumanovë dhe ditën që ka qenë Prime, rezulton në Gjermani. Ka ardhur të nesërmen, ka bërë këtë foton e turpshme, është një vizitë normale. Nëse situata do ishte kaq serioze, gjënë e parë që do bënte është që do bënte foton në 5 të mëngjesit. Ka vetëm një mënyrë për të dalë nga shtëpia e Big Brother, nëse një nga familjarët është sëmurë, ti duhet të lajmërohesh dhe në Prime, ti del nga shtëpia”, tha Anaidi.