Nëna e Beyonces na zbulon si duken binjakët e divës
Ndonëse Beyonce është munduar që t’i mbajë binjakët larg vëmendjes së media, është nëna e divës së muzikës pop që na ka zbuluar më shumë.
Gjatë një interviste, Tina Knoëles, një gjyshe e entuziasmuar, ka rrëfyer se Rumi dhe Sir Carter, edhe pse janë binjakë janë shumë të ndryshëm nga njëri- tjetri, duke filluar që nga pamja, por edhe personaliteti.
“Janë shumë të mirë. Rumi dhe Sir Carter janë shumë të ndryshëm, kanë personalitete shumë të ndryshme”, tregoi Tina gjatë intervistës për ET.
Ardhja në jetë e binjakëve, tregon nëna e Beyonces, ka ndikuar edhe tek motra e tyre e madhe, Blue Ivy, ose siç e quajnë ata, ‘diva e shtëpisë’. Ajo tashmë është maturuar dhe ka marrë përsipër disa përgjegjësi që i takojnë si motra e madhe, duke treguar një kujdes shumë të veçantë për to.
Binjakët erdhën në jetë katër muaj më parë. Pas shumë zërash se Bey kishte lindur, diva e muzikës pop e konfirmoi vetë nëpërmjet një fotoje në profilin e saj në Instagram.