Nënë për herë të dytë, Miriami tregon barkun e rrumbullakosur

Këngëtarja shqiptare Miriam Cani vetëm pak kohë më parë dha lajmin e bukur se është shtatzënë për herë të dytë. Këngëtarja në intervista të ndryshme zbuloi se ishte 4 muajshe shtatzënë dhe se ende nuk e kishin zbuluar gjininë e bebit.

Koha ka kaluar dhe Miriami ashtu si në shtatzëninë e parë është treguar mjaft e rezervuar dhe rrallëherë ka publikuar foto. Ajo është duke hyrë në muajin e 6-të të shtatzënisë dhe pak minuta më parë ka publikuar për herë të parë një foto ku i shihet gjithë trupi.

Ndonëse është veshur me një bluze të gjerë, shihet se barku i Miriamit është rrumbullakosur dhe këngëtarja shfaqet më e bukur se kurrë më parë.

SHKARKO APP