“New Rules” arrin 2 miliardë klikime, Dua Lipa: Çmenduri
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një emrat më të suksesshëm të muzikës. Këngët e saj pëlqehen shumë nga fansat dhe menjëherë kthehen në hite. E tillë është edhe kënga “New Rules”, e publikuar në korrik të 2017, e cila ka kaluar shifrën e 2 miliardë klikimeve në youtube. Këtë arritje e ka shpërndarë edhe vetë këngëtarja në instastory, ku shprehet e emocionuar dhe falenderon fansat për mbështetjen që i japin. “New Rules 2 miliard shikime. Faleminderit shumë secilit për dashurinë dhe mbështetjen, kjo është vërtet çmenduri”.