New York Times: “U rrit me hite, tani i shkruan vetë”
Prestigjiozja amerikane “New York Times” ia kushton një artikull Dua Lipas, këngëtares nga Kosova, tejet e suksesshme në industrinë botërore të muzikës.
“Jam në qiellin e nëntë” dhe“Po përjetoj kohën më të mirë” thotë Lipa për gazetarin e New York Times, cili e prezanton atë si një kantautore angleze, që u shfaq në emisionin e njohur amerikan “The Tonight Show” me këngën “Scared to Be Lonely”
Zëri i saj ka një fuqi të madhe dhe i ngjashëm me Adele, Rihanna dhe Pink. Një zë i madh, që tashmë i shkruan vetë këngët e saj, shkruan gazetari e që vetë Dua Lipa e përshkruan muzikën e saj si “dark pop” ose “dance-crying”.
“Të gjitha gjërat e trishtuara që ndodhin qëndrojnë gjatë në mendjen time, të cilat ndiej si dua ti shkruaj, por pastaj në të njëjtën kohë më pëlqen të vallëzoje më to. Pra, është një kombinim midis asaj që është personale dhe asaj që frymëzohet nga ngjarje të ndryshme.
Pas një përshkrimi të karrierës së këngëtares me origjinë shqiptare, në fund Dua Lipa thotë se kënga e saj e re do të vijë në 2018.