New York Times zbulon fakte të tmerrshme për Victoria’s Secret

Për dekada me radhë, Victoria’s Secret konsiderohej nga shumë gra si përkufizim i feminilitetit. Modelet të cilat quhen Angels (engjëj) fitonin famë ndërkombëtare.

Një hulumtim i New York Times, nxorri në pah një anë të errët të kompanisë, për bullizëm, përçmim, paragjykim dhe ngacmime seksuale ndaj grave. Hulumtimi i prestigjozes amerikane përfshiu intervista me më shumë se 30 drejtues aktualë të Victoria’s Secret, ish-punonjës, punonjës, partnerë, modele dhe dokumente gjyqësore. Ed Razek, për dekada me radhë, ishte një nga drejtuesit më të lartë të L Brands, kompania mëmë e Victoria’s Secret. Ai ishte subjekt ankesash të përsëritura për sjellje të papërshtatshme; përpiqej të puthte modelet dhe u kërkonte t’i uleshin në prehër.

 Intervistat me modelet dhe punonjësit e tjerë nxjerrin në pah anën e errët të kompanisë, e cila u pa me dyshim kur u përfol lidhja e Wexner me financierin Jeffrey Epstein, kriminel i arrestuar për abuzim seksual dhe abuzim e trafikim të miturish. Epstein menaxhonte pasurinë shumë-miliardëshe të Wexner dhe thuhet se joshi dhe abuzoi me shumë gra, duke u hequr si përfaqësues i Victoria’s Secret. Pas raportimit të NYT, Tammy Roberts Myers, zëdhënëse e L Brands, u shpreh:  “Na vjen keq për çdo rast kur nuk kemi arritur objektivin dhe jemi plotësisht të përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm dhe përgjegjshmërinë e plotë.” Në asnjë moment, ajo nuk kundërshtoi raportimet e New York Times.

Ed Razek u shpreh përmes një emaili se “raportimet janë të pavërteta, të gabuara dhe të marra jashtë kontekstit”, ndërsa Wexner nuk pranoi të komentojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?