Neymar ndahet nga e dashura
Ylli i Barcelonës, Neymar dhe aktorja braziliane Bruna Marquezine nuk janë më bashkë. Futbollisti ishte ai që bëri të ditur ndarjen nga aktorja bukuroshe. Ata ishin lidhur disa vite më parë, por në 2014-ën u ndanë dhe një vit më parë ishin ribashkuar, por megjithatë lidhja e tyre duket se nuk ishte e destinuar të shkonte gjatë. Neymar e bëri njoftimin e tij në një televizion brazilian, teksa ndodhej në një event bamirësie në vendin e tij të lindjes.