Nga adoleshente e urtë në aktiviste e famshme

Udhëtimi i Greta Thunberg nga një “adoleshente e urtë” në një nga figurat kryesore të lëvizjes për klimën do të tregohet me detaje në një dokumentar. Sipas “Deadline”, suedezja është ndjekur që në protestën e parë në shkollë, gushtin e kaluar në Stokholm, duke vazhduar më pas se si u bë aktiviste e famshme. Cecilia Nessen dhe Frederik Heinig, janë producentët e projektit, ndërsa regjia i është besuar gazetarit suedez Nathan Grossman. Dokumentari me titull “Greta” do të shfaqet në verën e vitit 2020.

 

SHKARKO APP