Nga Big Mama në Small Mama: Shndërrimi i pabesueshëm (FOTO)
Big Mama-n e kemi njohur vite më parë si këngëtaren e kolme dhe plot humor. Por pavarësisht autoironisë, pesha ishte kthyer në një problem për të, ndaj pas shumë përpjekiesh për të rënë në peshë, Big Mama vendosi t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje për të zvogëluar stomakun.
Shndërrimi tashmë sa vjen e bëhet më i dukshëm. Fotoja e saj e fundit në Instagram shfaq një Big Mama krejt ndryshe, plot vetëbesim e veshur me një fustan të ngushtë çiklamin, që i tregon barkun e sheshtë dhe linjat e reja elegante.
Siç tregoi për “Bluetooth”, që në dy javët e para pas ndërhyrjes kishte humbur 9 kilogramë. Shkaku për këtë operacion ishte se dhjami i kishte zënë mushkëritë dhe po i shkaktonte probleme me frymëmarrjen./Anabel/