Nga “billboard-et” që “pushtuan” Stambollin te Kongresi Rinor, Paula Mehmetukaj: 2023 ishte viti im

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Paula Mehmetukaj, vajza që rrëmbeu kuroren e “Miss Universe Albania 2020”.

E pyetur nga Bieta, Paula e cilësoi këtë vit “të furishëm”, duke theksuar se krahas suksesit në modeling, puna e përditshme mes të rinjve i ka falur një tjetër lloj përvoje.

“Kam dhënë dhe kam marrë shumë nga ky vit. Kam mësuar shumë, nga të gjitha projektet që më janë besuar. Kam mësuar nga implementimi i titullit që ne kemi bërë si Kongres Rinor Kombëtar dhe patjetër fushata e madhe me “Tarik Ediz” ka lënë gjurmë në karrierën time. Mund të them që ka qenë një vit i mirë në të dyja aspektet”, u shpreh Mehmetukaj. Sa i përket projekteve të 2024, ajo preferoi t’i lërë surprizë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?