Nga bukuroshja e fshatit në bukuroshen e kërkuar nga stilistët më të mëdhenj
Për momentin, eksporti më i nxehtë gjerman quhet Anna Eëers, 22 vjeç. Stilistët më të mëdhenj në botë janë të çmenduar pas bukuroshes me masa 85-60-89, e gjatë 175 centimetra. Por kush është kjo bukuroshe? Sipas Bild, Anna ka lindur më 13 mars të vitit 1993 në një fshat të vogël pranë Frajburgut. Mamaja e saj ishte mësuese, ajo ka edhe dy motra më të mëdha. Në fshat e quanin të gjithë “Claudia Schiffer”. Kur ishte 16 vjeç, në një program shkëmbimi nxënësish, shkoi në Kolumbi. Atje një mikeshë e dërgoi të bënte një set fotosh profesionale. Kur u kthye në Frajburg, ia dërgoi një menaxheri mode. Kaq u desh dhe karriera e saj nisi në mënyrë meteorike.
KOHA JONË SONDAZH

