Alketa Vejsiu bashkëprezantuese e festivalit të këngës në Sanremo (Itali)

Pas prezantimit të shkëlqyer që bëri në edicionin e 58-të të Festivalit të Këngës në RTSH, Alketa Vejsiu shkon aty ku ëndërronte prej vitesh.

Drejtori artistik i edicionit të 70-të i festivalit ”Sanremo”, Amadeus, bëri zyrtare emrat që do të prezantojnë festivalin, mes tyre është edhe emri i prezantueses së mirënjohur, Alketa Vejsiu. ”Një nga ditët më të bukura të jetës sime”,-kështu e përshkruan Vejsiu lajmin e madh, kur teksa udhëtonte për në Prishtinë, merr njoftimin zyrtar se do të jetë një nga bashkë-prezantueset e Festivalit të Sanremos.

Më pas në instagram ajo shkruan: “70esima edizione/ Sono Felicisssimmmaaaa. Kjo është Endrra për të cilën ju kisha folur! Endrra për të cilën kam punuar dhe besuar fort që 12 vjeç! Endrra që Frymezoi Festivalin e 58 të Kengë! Italia që pas Shqipërisë time është pa as me të voglin dyshim Vendi më i Bukur në Botë! Trofeu im sot është trofe për të gjithë shqiptarët!”.

Gjatë konferencës për shtyp në ”Teatro del Casino”, drejtori artistik, Amadeus bëri me dije se këtë vit në Sanremo do të jenë 10 prezantuese, të 10-ta emra të njohur të botës së kinemasë, modës, faqeve rozë dhe spektaklit, si Georgina Rodriguez (partnerja e Christiano Ronaldos), Rula Jebreal, Antonella Clerici, Diletta Leotta, Emma D’Aquino, Laura Chimenti, modelja Francesca Sofia Novello (e fejuara e Valentino Rossit), Sabrina Salerno, Monica Bellucci dhe Alketa Vejsiu.

Amadeus u shpreh se ”Alketa është një nga prezantueset më të famshme në Shqipëri dhe pas Italisë, Shqipëria është shikuesja më besnike e Sanremos prej vitesh”. Disa javë më parë gjatë prezantimit në natën e parë të Festivalit të 58-të të RTSH, Alketa Vejsiu e përmendi pak Sanremon teksa bisedonte me përfaqësuesin Italian në Eurovision, Mahmood. ”Një ditë mund të jem aty”, u shpreh ajo dhe shumë njerëz në rrjete sociale e panë me skepticizëm ëndrrën e saj. Por Alketa e realizoi endërren.

Ajo plot sharm dhe që rrezaton kulturë e spektakël, do ta paraqesë edhe në SanRemo.

https://www.instagram.com/p/B7TSCUpHK75/

SHKARKO APP