Nga një miqësi në një lidhje romantike, ky është partneri i ri i Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë në një lidhje. Gjatë fundjavës, Kardashian, 41 vjeç dhe Barker 45 vjeç, shijuan së bashku një udhëtim në Palm Springs, Kaliforni, në shtëpinë e nënës së saj, Kriss Jenner.

Të shtunën Kourtney postoi një foto në Instagram Story buzë pishinës.

“Ata janë në Palm Springs së bashku. Janë në lidhje për rreth një muaj ose dy,” tha një burim për revistën PEOPLE. “Kanë qenë miq për një kohë të gjatë, por tani janë një lidhje romantike”.

Barker ndan vajzën Alabama 15 vjeç dhe djalin Landon, 17 vjeç me ish-gruan e tij Shanna Moakler, me të cilën ishte martuar nga 2004 deri në 2008-ën. Ndërkohë, Kardashian dhe ish-partenri i saj Scott Disick, janë bashkë prindër të 3 fëmijëve: Mason, 11 vjeç dhe Reign, 6 vjeç, si dhe vajza 8-vjeçare Penelope. Kardashian dhe Disick, i dhanë fund lidhjes së tyre nëntë vjeçare në korrik 2015-ës.

SHKARKO APP