Nga pasarelat në politikë, nga politika në muzikë… njihuni me talentin Kështjella Pepshi
“Too Many Miles”, kështu titullohet kënga më e re lançuar këto ditë tregun muzikor nga bukuroshja e spektakleve të modës, Kështjella Pepshi.
Ish-konkurrente për më të mirën e Kosovës, modele, këngëtare dhe personazh showbiz-i… tashmë për Kështjellën mund të thuhet me plot gojë që e pret një rrugë e gjatë prej shoëgirl-i, e cila guxon ta njohë veten në sfera të ndryshme artistike dhe jo vetëm.
Shqiptarja me emrin e veçantë, Kështjella është një vajzë nga Juniku i Kosovës dhe prej disa vitesh jeton e vepron në Zvicër. Pepshi ka në hyrë botës së showbiz-it përmes rrugës së modelimit, duke u bërë e njohur fillimisht përmes pjesëmarrjeve nëpër organizime spektaklesh te ndryshme, ku më së shumti mbahen në kujtesë pjesëmarrja në “Miss Kosova”. Pas këtij angazhimi, Kështjella u tërhoq disi nga skena, duke i hyrë një sfide të re për një karrierë më ndryshe dhe serioze, asaj të politikës. Ajo ka konkurruar si kandidate e propozuar nga PSHDK për zgjedhjet kombëtare në Zvicrës duke përfaqësuar kantonin e Bërnit për deputete në Parlamentin Federal.
Megjithatë Kështjella, sikurse edhe emri që përfaqëson duket se ka lindur stoike përballë sfidave të ndryshme, prandaj edhe sot vjen tek publiku nëpërmjet muzikës, si një test ndaj vetes për të eksploruar botën e gjerë të artit.
Projekti i saj muzikor i lançuar këto ditë, “Too Many Miles”, i shoqëruar edhe me videoklip e dëshmon më së miri punën serioze të saj dhe stafit. Realizuar me mjeshtëri përtej kujfive, kjo këngë pritet t’i sjellë Kështjellës suksese edhe në këtë fushë.









KOHA JONË SONDAZH

