Nga puna si pastruese në një garë Miss-i, Elsa Aliaj: Vëllezërit ngeleshin pa bukë

Elsa Aliaj, vajza nga Laçi pati historinë më të veçantë në ”Miss Universe Albania 2020”, e cila edhe pse nuk fitoi kurorën dha dhe mori shumë nga ky konkurs. Historia si në përralla e vajzës që dikur shkonte me barkun bosh në shkollë, ndërsa sot është e realizuar.

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar bukuroshja që ka lindur e është rritur në Itali dhe rrugëtimi i saj dhe i familjes përtej Adriatikut nuk ka qenë aspak i lehtë. Ajo shprehet se jo pak herë mungonte ushqimi dhe ishte detyra e saj si motra më e madhe ta siguronte atë për vëllezërit.

Elsa thotë se shkonte në shkollë dhe i kërkonte mikeshave ëmbëlsira, ato i fshihte dhe të nesërmen ia jepte vëllezërve që të ushqeheshin. Ajo shtoi mes lotësh se vazhdimisht i thoshte atyre se familja është në gjendje të mirë dhe se gjithçka është në rregull.

”Po mundohesha mos me e dallu që ishte krizë. Ndonjëherë mungonte ushqimi që vëllezërit merrnin tek shkolla. Unë shkoja për vete në shkollë dhe pyesja shoqen time më fal a keni ëmbëlsirë sepse më hahet, po sigurisht më thoshin. Unë i merrja dhe i fshihja dhe të nesërmen në mëngjes ia jepja vëllezërve të mi. I thoja që gjithçka është mirë, ne nuk kemi asgjë”, shprehet Aliaj.

SHKARKO APP