Nga Rubiku, në pasarelat e NY Fashion Week (FOTO)

Pasioni për të bukurën dhe modelingun, e kanë frymëzuar vajzën nga Rubiku, që të jet sot pjesë e pasarelave në New York-ut.

Fjalën e kemi për Arselajda Buraku një modele shqiptare, e cila prezantohet në Nju Jork nga Muse Management, dhe këtë vit mori pjesë për herë të parë në NY Fashion Week ku sfiloi për Hood By Air.

Këtë javë Arselajda është përzgjedhur si femra e preferuar e javës (WCW) nga revista Paper (në kopertinë të së cilës është Rita Ora) për të cilën ka dhe në një intervistë të plotë.

Në intervistë, 22-vjeçarja nga Rubiku, flet për udhëtimin e saj drejt Nju Jorkut, fillimin si modele, vendlindjen e saj, si dhe grupin e rrokut në të cilin bën pjesë.

SHKARKO APP