Nga Tahiri te Pirro Çako, të famshmit shqiptarë që kanë qenë në një klasë (FOTO LAJM)

Edhe pse sot janë të suksesshëm në fusha të ndryshme, disa nga figurat e njohura shqiptare kanë qenë sëbashku në një klasë.

Disa në gjminaze e disa në Lice Artistik e në Akademinë e Arteve, më poshtë mund të lexoni disa nga detajet që nuk i dinit.

Elvana Gjata, Besart Kallaku dhe Jonida Vokshi kanë qenë bashkë në një kurs tek Akademia e Arteve. Që të tre ishin studentë të regjizurës.

Saimir Tahiri, Julka Gramo dhe Ogerta Manastirliu janë tre ish-nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.

Dietologia Blerina Bombaj dhe gazetarja e njohur Sonila Meço kanë qenë në një klasë në kohën e gjimnazit, pasi të dyja studionin tek “Ismail Qemali” në kryeqytet.

Edhe Ardit Gjebrea, Pirro Çako, Inva Mula dhe Zana Çela kanë qenë bashkë në liceun artistik “Jordan Misja”.

SHKARKO APP