Ngacmoi seksualisht aktorin në moshën 14-vjeçare, producenti kërkon falje

Ylli i Hollywood, Kevin Spacey ka kërkuar falje, pasi u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht një aktor. Anthony Rapp, i cili ishte 14-vjeç kur ndodhi ngjarja, tha se Spacey e kishte ftuar atë në festë dhe dukej i dehur kur e ngacmoi seksualisht. Producenti i famshëm, i cili ka qenë vetëm 26 vjeç në atë periudhë, është shprehur se nuk e mban mend takimin, por nëse kam bërë diçka të tillë atëherë i kërkoj me të vërtetë shumë ndjesë. Spacey, tani 58-vjeç, zbuloi se ishte homoseksual pas disa vitesh refuzimi për të konfirmuar thashethemet rreth seksualitetit të tij. Pas skandalit seksual të Harvey Weinstein, Rapp ka vendosur që të tregojë historinë e tij. Mongoli i filmave Weinstein është akuzuar nga më shumë se 50 femra për përdhunim dhe ngacmim seksual. Por producenti ka mohuar akuzat për përdhunim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?