Ngjyra e syve të Ivanka Trump hap debat në media
Ndërsa shumë janë të interesuar për rolin e Ivanka Trump si punonjëse e lartë e shtetit në SHBA, të tjerë po interesohen për ngjyrën e saj natyrale të syve.
Ishte “Refinery29” që hapi një debat rreth ngjyrës natyrale të syve të Ivana Trump, debat i cili përqendrohet rreth pyetjes nëse 35-vjeçarja mban apo jo lente kontakti jeshile.
Në foto të caktuara, sytë e saj duken të gjelbër, ndërsa në të tjera më kafe e ky duket të jetë rasti i saj magjik.
Revista “Esquire” ishte ndër të parat që publikoi dhe vuri re ndryshimin në nëntor të 2016-ës.
Si duket Ivana ngjyrën e syve e ndryshon në varësi të ngjyrës së veshjeve, kjo pasi në Konventën Kombëtare Republikane nxorën në pah ndryshimin në ngjyrën e syve brenda së njëjtës ditë.