Nicki Minaj bashkëpunim me linjën kozmetike, ja çfarë do sjellë

Reperja e njohur, Nicki Minaj ka lajmëruar se ka nisur bashkëpunimin me linjën më të madhe kozmetike, MAC.

“Gjeni se kush është përsëri me MAC? Mezi pres që të zbuloj për ju se për cfarë po punoj për 2018! Kjo është hera e parë që bëj bashkëpunim të tillë dhe bëhet fjalë për OG MAC. Deri atëherë po ju tregoj se kam krijuar dy buzëkuq që do vijnë në treg në shtator,” – shkruajti ajo në Instagram.

Nicki sapo ka sjellë klipin e ri muzikor ‘Rake it up’, në bashkëpunim me reperin Yo Gotti dhe po gëzon suksesin.

Ndërkohë duket se ajo do hyjë në treg duke eksperimentuar në fusha të tjera, edhe pse nuk është e para. E vogla më e pasur në botë, Kylie Jenner ka krijuar ‘pasurinë’ e saj vetëm nëpërmjet produkteve kozmetike dhe duket se këtë gjë po fillojnë ta bëjnë dhe yje të tjera të showbizit.

SHKARKO APP