Nicki Minaj, një viktimë dhune e të dashurit dhe babait!
Përpara miliona fansave, Nicki Minaj vendosi të rrëfehej rreth kohërave më të tmerrshme të jetës së saj. Reperja postoi në Instagram dy klipe të shkëputura nga dokumentari Queen në të cilën tregon si përpiqej kur ishte e vogël të mbronte të ëmën nga abuzimet e babait dhe si më vonë, ra viktimë e një marrëdhënieje dashurore të dhunshme.
“Kjo është arsyeja pse shumë njerëz më referohen si acaruese, gërnjare apo çfarëdo qoftë. Kjo për shkakun se jam betuar që në atë kohë se asnjë burrë kurrë nuk do të abuzonte me mua.”
Përgjatë klipit, 35- vjeçarja mes lotësh tregon që eksperiencat e dhunshme ndikuan në vetëbesimin e saj e rrjedhimisht në muzikë.
“Si do të bëhesha unë një burim inspirimi kur nuk kisha asgjë për të dhënë? Lejova një qenie njerëzore të më ulte aq poshtë saqë harrova se kush isha. Kisha frikë të futesha në studio. Nuk besoja në veten time.”

Reperja ende nuk ka lajmëruar një datë fikse të daljes së dokumentarit Queen. Ndërkohë albumi i saj i fundit, i titulluar po Queen u lançua në gusht.
KOHA JONË SONDAZH

