Nicki Minaj tani edhe në kinema, do të dublojë në “Angry Birds 2”
Edhe për reperen amerikane Nicki Minaj po hapen dyert e kinemasë. Këngëtarja do të jetë pjesë e kastit vokal të “The Angry Birds Movie 2”, kapitulli i dytë i filmit të inspiruar nga seritë televizive ‘Angry Birds’.
Lajmin e bën të ditur e përjavshmja amerikane ‘Variety’, që zbulon edhe datën e daljes së filmit të animuar në Shtete e bashkuara të Amerikës, në 16 gusht 2019.
Ndërkohë reperja ka njoftuar që do të vazhdojë turneun e saj ‘Juice Wrld’ tour në Europë në 2019 për 22 data, ashtu siç raporton Billboard.
Debutimi i saj parashikohet në 21 shkurt në Mynih të Gjermanisë. Më pas Berlin, Stokholm, Bruksel, Paris, Londër dhe Dublin. Show i fundit parashikohet në 28 mars në Gjenevë të Zvicrës. Filmi do të jetë në kinematë europiane në nëntor 2019.
KOHA JONË SONDAZH

