Nicki Minaj zhduket nga rrjetet sociale, fansat bëjnë diçka të pazakontë
Nuk është diçka e zakontë që Nicki Minaj të zhduket nga rrjetet sociale. Reperja e famshme nuk ka qenë aktive që më datë 30 dhjetor dhe heshtja e saj po i çmend të gjithë. Ndjekësit më të zjarrtë të saj po nervozohen nga mungesa e postimeve, si edhe nga fakti që ajo nuk ishte prezente në “Grammy Awards”. Dy fansa të çmendur të këngëtares kanë hapur një faqe online ku numërohet mungesa e saj në rrjetet sociale. Nicholas Burrus dhe shoku i tij Morley kanë krijuar uebsaitin “Finding Nicki”, fotoja e së cilës është kopjuar nga filmi i famshëm i animuar “Finding Nemo”. Nëse klikoni në faqen ‘findingnicki.com‘ do të shihni me saktësi orën kur ajo ka qenë aktive për herë të fundit të rrjetet sociale. Burime për “Ace News” kanë treguar se kjo është një zgjedhje e vetë reperes e cila është në përfundimin e albumit të saj të 4-t. Sapo Nicki të jetë gati, do të rikthehet për t’i surprizuar të gjithë jo vetëm me postimet online por edhe me projekte të reja muzikore.