Nicole Kidman: Divorci me Tom Cruise “më detyroi të rritesha”

Nicole Kidman ka folur për martesën e saj të gjatë me Tom Cruise.

Çifti lidhi nyjë në vitin 1990 pasi shkëlqyen së bashku në filmin Days of Thunder dhe që ishte fillimi i  një karrierë shumë e suksesshme.

Në një artikull për revistën New York ajo zbuloi: “U martova shumë e re. Por nuk më dha pushtet, ishte mbrojtje  për mua. U martova nga dashuria dhe të qenit e martuar me një njeri të fuqishëm më mbajti larg ngacmimit seksual.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Cruise dhe Kidman adoptuan dy fëmijë, Isabella, 25 vjeç, dhe djalin Connor, 23 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por i dhanë fund martesës në vitin 2001 sepse aktorja ndjeu se kishin nevojë për tu përballur vetë me sfidat e reja dhe të ndryshme në karrierën e saj, veçanërisht si grua.

“Doja të punoja, por isha ende brenda një muri mbrojtës,”-shpjegoi ajo. “Kur u ndava isha 32-33 vjeç dhe kisha nevojë të rritesha.”

Ndërsa përsa i përket ngacmimeve seksuale u shpreh: “Sigurisht që kam pasur momente të ndryshme, që kur isha i vogël, por a dëshiroj t’i ekspozoj ato në një artikull? Jo!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?