Nicole Kidman puth në buzë kolegun në sy të bashkëshortit

Kjo e diel ka qenë një mrbëmje shumë e rëndësishme, pasi janë ndarë çmimet “Emmy” dhe eventi ishte i mbushur plot me surpriza e të papritura. Ishte një veprim i yllit të Hollywood Nicole Kidman që i habiti të gjithë dhe video bëri xhiron e botës. Aktorja me famë botërore puthi në buzë kolegun e saj Alexander Skarsgård, në sy të bashkëshortit të saj Keith. Kur dëgjoi se Alexander, i cili ka luajtur rolin e bashkëshortit të Kidman në filmin “Big Little Lies”, fitoi çmimin Emmy aktorja u entuziazmua dhe kur po ngjitej në skenë i preku me dashuri fytyrën, duke i dhënë një puthje në buzë. Aspak xheloz, nga shfaqja e dashurisë së gruas së tij ndaj një burri tjetër, Keith shihej duke qeshur dhe duartrokitur, ndërsa qëndronte pranë tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?