Nicole Kidman, sherr me Amber Heard
Nicole Kidman raportohet se është përfshirë në një sherr me kolegen Amber Heard në xhirimet e filmit më të ri. “National Enquirer” ka raportuar se fituesja e “Oscar” dhe aktorja 31-vjeçare kanë pasur një konflikt në xhirimet e filmit në Australi. Raportohet se gjithçka ka nisur për shkak të sjelljes së ftohtë të Nicole ndaj Amber në takimin e bërë në Los Angeles. Një i ashtuquajtur burim, ka thënë për uebsajtin: “Nicole nuk i ka pëlqyer aspak mënyra se si Amber ka trajtuar mikun e saj, Johnny Depp gjatë divorcit të tyre. Kjo gjë bëri që Nicole të mos tregonte respekt nga Amber si aktore, duke thënë se ajo më shumë vlerësohet për pamjen e saj sesa për talentin”.